Trepca ka triumfuar në derbin e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e ka mposhtur Bashkimin të shtunën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë me rezultat 81:48 (16:10, 19:9, 20:17, 26:12).
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin vendasit, ata të cilët e kanë diktuar ritmin e lojës dhe kështu me më lehtësi sesa që është pritur kanë shënuar fitore ndaj prizrenasve.
Koshashënuesit më të dalluar të Trepca ishin Jeremy Wise me 16 pikë, Besnik Azemi me 4, Samir Zekiqi me 13 dhe Burim Zekiqi me 12 pikë.
Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Kayel Locke me 25 pikë dhe Erick Palm me 13 sosh.
Ndërkohë të shtunën është luajtur edhe një tjetër ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të, ku Peja ka regjistruar fitore kundër Rahovecit me shifrat 82:43 (20:10, 17:13, 22:10, 23:10).
Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Arti Hajdari me 15 pikë, LaMarcus Reed me 13 dhe Alban Veseli me 12 pikë. Te Rahoveci më efikasit ishin Artin Gashi me 14 pikë dhe Mustafë Merovci me 10 sosh.
Të dielën në program është ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ku Golden Eagle Ylli është nikoqire e Sigal Prishtinës me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.