Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 98:74 (26:25, 28:21, 21:12, 23:16) në kuadër të xhiros së XXII në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishte skuadra mitrovicase, ajo që e diktoi ritmin e lojës dhe kështu në fund ia doli të triumfoj me 24 pikë dallim.
Më të dalluarit te Trepca ishin Scott Montrael me 26 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, Jeremy Wise me 21 pikë, 3 kërcime e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër te Vëllaznimi më efikasit ishin Beq Kovaqi me 23 pikë, 8 kërcime e 3 asistime dhe Musab Mala me 17 pikë, 3 kërcime e 10 asistime.