Me ballafaqimin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet do të nis xhiroja e XXVI e Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndërkaq të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ajo në mes Bashkimit dhe Trepçës që do të luhet duke filluar nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse Golden Eagle Ylli në Therandë është nikoqir i Pejës, takim ky që do të zhvillohet me fillim nga ira 19:00.
Në fakt përballja në mes prizrenasve dhe mitrovicasve mund të vlerësohet edhe si ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, e cila pritet të sjell rivalitet në parket në mes basketbollistëve të të dyja skuadrave. Në anën tjetër pejanët cilësohen favoritë karshi therandasve.