Skuadra e Trepçës, që për momentin është e treta në ETC Superligë, ka ç'regjistruar basketbollistin Dominique Lacy.
Mitrovicasit në vend të tij kanë sjellur malaziasin Zarko Dragicevic, që pritet të debutojë këtë javë për ekipin e gjelbër.
Malaziasi ka të drejtë loje në javën e radhës të ETC Superligës, më 24 nëntor 2013, pasi që klubi të kompletojë dokumentacionin e duhur dhe të paguajë obligimin financiar në FBK.
Trepça në xhiron e radhës do të ndeshet me kampionen aktuale të ETC Superligës, Pejën.