Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Trepca pësoi disfatë nga Feni Industries

  • Trepca pësoi disfatë nga Feni Industries
26 Tetor 2016

Trepca të mërkurën mbrëma ka pësuar disfatë në Kavadarci të Maqedonisë nga ekipi i Feni Industries me rezultat 72: 54 (17:14, 18:14, 18:14, 19:12) në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Nikoqirët prej fillimit të takimit krijuan një epërsi të lehtë, të cilën arritën ta ruajnë, por edhe ta thellojnë deri në fund dhe kështu gjithë ndeshjen e mbyllën me 18 pikë avantazh në favor të tyre.

Te Trepca më efikasit ishin Stutz Frederic me 16 pikë e 5 kërcime, Mise Diminiq me 15 pikë e 11 kërcime, Nikola Ljijiq me 13 pikë e 3 kërcime, kurse te Feni Industries më i dalluari ishte Kiril Nikolovski me 22 pikë e 12 kërcime.

Për “xehetarët” kjo është disfata e dytë në Grupin B në Ligën Ballkanike, pas asaj në start të edicionit nga Tirana, derisa skuadra mitrovicase e ka edhe një fitore të regjistruar në BIBL, kur e ka mposhtur para një jave ekipin e Karpos Sokoli në “Minatori”.