Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tri skuadra të Grupit D në BIBL luftojnë për një vend në gjysmëfinale

  • Tri skuadra të Grupit D në BIBL luftojnë për një vend në gjysmëfinale
  • Tri skuadra të Grupit D në BIBL luftojnë për një vend në gjysmëfinale
8 Mars 2016

Me katër ndeshjet e mbetura në Grupin D të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL)  tashmë është e qartë se kampioni aktual, Sigal Prishtina e ka siguruar një vend në gjysmëfinale. Këtë javë bardhekaltrit do ta vizitojnë skuadrën e Levski 2014 në Sofje dhe me fitore eventuale do ta sigurojnë pozitën e parë në këtë grup. Kjo është ajo që ata po mundohen ta bëjnë në mënyrë që të jenë më të relaksuar para vizitës së tyre në Pejë në javën e ardhshme.

Për Levski-n është shansi i fundit që të shpresoj në gjysmëfinale. Bullgarët duhet të fitojnë kundër Sigalit dhe më pas kundër Kozuv-it në shtëpi si dhe të shpresojnë që Peja ta mposht Kozuv-in të mërkurën dhe më pas që Prishtina të humbas në javën e ardhshme. Ky është shansi real i Levski-t për faktin se kjo skuadër është mposhtur nga Kozuv-i me 27 pikë dallim dhe nëse ekipi nga Gjevgjelia e mposht Pejën atëherë është mision shumë i vështirë për Levski-n që të zhvlerësojë këtë epërsi të madhe.

Ndeshja në mes Kozuv-it dhe Pejës të mërkurën është shumë e rëndësishme. Fitorja për Pejën dhe humbja e Levski-t do të thotë që verdhezinjtë e kanë të garantuar vendin në gjysmëfinale dhe ndeshja e fundit në grup atyre do t'ju shërbejë më shumë vetëm si relaks. Megjithatë nëse triumfon Kozuv-i me më shumë se 2 pikë do t'i jep skuadrës maqedonase një avantazh ndaj Pejës dhe ata më pas duhet vetëm ta mposhtin Levski-n në xhiron e fundit nëse mendojnë ta arrijnë TOP 4 e BIBL. Humbja për Kozuv-in do të thotë që ky ekip duhet të heq dorë për garat më tutje në Ligën Ballkanike. Fitorja për Pejën dhe fitorja për Levski-n do t'i bënte gjërat edhe më interesante pasi pejanët do të kenë shans të përfundojnë të parët në tabelë nëse e mposhtin Prishtinën me dy pike epërsi.

Këto pra janë opsionet në Grupin D, gjë që na garantojnë disa minuta shumë interesante. Pas ndeshjeve të së mërkurës besohet se situata do të jetë më e qartë, por në të njëjtën kohë mund të ndodh edhe e kundërta, pra që gjithçka të bëhet edhe më e turbullt dhe kështu më pas na mbetet ti hapim sytë maksimalisht në xhiron e fundit.

Grupi D

E mërkurë

Levski 2014 - Sigal Prishtina          17:00

Kozuc – Peja      19:00