Pas triumfit kundër Moldavisë, Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të dielën e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B, Grupi D, që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë.
Kësaj radhe basketbollistët tanë ishin më të mirë se rivalët e tyre nga Irlanda, të cilët i mposhtën me shifrat 76:69 (10:12, 28:21, 21:17, 17:19).
Më i dalluari te Përfaqësuesja e Kosovës ishte Rinor Peci me 22 pikë, 5 kërcime, 3 kërcime e 6 topa të vjedhur, kurse te Irlanda më efikasi ishte Ryan Leonard me 14 pikë, 4 kërcime e 3 topa të vjedhur.
Ndeshjen e radhës Kosova U-20 do ta luaj të martën ndaj Hungarisë po ashtu në kuadër të Grupit D në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B.