Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"

  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Turne në kuadër të Kampit Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
18 Korrik 2014

Kanë mbetur edhe dy ditë deri te përfundimi i Kampit Veror për të Rinj “Prishtina 2014”, në të cilin pjesëmarrësit e këtij aktiviteti po punojnë me ritëm të theksuar dhe me vullnet të madh. Kampi po udhëhiqet nga instruktori i FIBA-s, trajneri i mirënjohur slloven, Dejan Mihevc, derisa janë të përfshirë në punën me grupe edhe 9 trajnerë vendorë e ata janë: Fikret Shatri, Pal Syla, Ilir Selmani, Fidan Shatri, Arianit Morina, Vigan Bytyqi, Valbona Bytyqi, Arbnore Perquku dhe Hekuran Husaj.

Të martën dhe të enjten në kuadër të kampit është zhvilluar edhe një turne, në të cilin instruktori, Dejan Mihevc së bashku me koordinatoren, Elvira Dushku i kanë krijuar 8 ekipe dhe i kanë ndarë në dy grupe (të përziera, djem e vajza), të cilat kanë garuar me njëra-tjetrën dhe në fund është zhvilluar finalja, ku ka triumfuar ekipi i udhëhequr nga trajneri, Fidan Shatri i quajtur “Cibona”, i cili për një nuancë ishte më i mirë se ekipi i drejtuar nga Ilir Selmani i quajtur “Siena”.

Duhet theksuar se secili ekip i këtij turneu i ka zhvilluar nga 6 ndeshje përgjatë këtyre dy ditëve, ku krahas finales, janë luajtur edhe ndeshjet për vend të tretë, të pestë dhe të shtatë. Njëherësh qëllimi i këtij turneu ka qenë edhe zhvillimi i sa më shumë ndeshjeve në mënyrë që fëmijët t’i praktikojnë sa më shumë ushtrimet që i kanë mësuar gjatë ditëve të kaluara. Zhvillimi i këtij turneu ka rezultuar shumë pozitiv, pasi fëmijët krahas ndeshjeve të shumta që i kanë pasur, në të njëjtën kohë janë kënaqur me lojën e basketbollit.

Përveç stërvitjeve, të cilat janë në program nga dy herë në ditë, janë organizuar edhe edukime për ‘Fair Play’, të cilat janë ligjëruar nga edukatorët e Organizatës së Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK), e cila gjithashtu ka zhvilluar edhe lojëra të ndryshme
argëtuese gjatë kohës së lirë për pjesëmarrësit e kampit.

Ndërkaq në ditën e fundit (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja “All-Star” e Kampit Veror për të Rinj “Prishtina 2014” duke filluar nga ora 09:30, kurse në pushimin midis pjesëve të lojës janë paraparë edhe finalet e shkathtësive, gjuajtjeve të shpejta, gjuajtjeve të lira, etj. Gjithashtu do të shpallet edhe lojtari/ja që ka bërë më së shumti progres gjatë kampit, pastaj lojtari/ja model (që është dalluar në fushë, por edhe jashtë saj) si dhe lojtari/ja i ri më i dalluar. Për të gjithë të lartpërmendurit organizatorët kanë paraparë edhe shpërblime modeste.

Vlen të theksohet se organizimin e kampit e ka mundësuar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), kurse është përkrahur edhe nga Organizata e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK), si dhe nga uji “Bonita” dhe kompania sportive “Sporting”.

Kampi ka startuar më 12 korrik dhe do të përfundoj më 19 të po këtij muaji, kurse është duke u mbajtur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, derisa stërvitjet po zhvillohen në terrenet e kësaj qendre, pastaj në palestrën e sporteve ‘1 Tetori’ si dhe në palestrën e
Fakultetit të Shkencave Sportive.