Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Turneu Final i IPKO Kupës zhvillohet në Suharekë

  • Turneu Final i IPKO Kupës zhvillohet në Suharekë
22 Shkurt 2015

KB Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës në Basketboll.

Bordi i FBK-së vlerësoi se kandidatura e KB Golden Eagle Ylli për organizim të Turneut Final e dorëzuar në ditën e fundit të konkursit që FBK kishte shpallur për këtë turne, i plotëson kushtet e kërkuara nga FBK-ja dhe i ka dhënë këtij klubi të drejtën e organizimit të kësaj ngjarjeje.

Fundjavën e ardhshme në Suharekë, katër ekipet më të suksesshme të IPKO Kupës në konkurrencën e meshkujve dhe dy ekipet më të suksesshme në konkurrencnë e femrave do të garojnë për të fituar trofeun më masiv te basketbollit të Kosovës.

Orari i plotë i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finales së meshkujve si dhe ndeshjes finale të femrave do të bëhet publik ditëve të ardhshme, pasi të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura çerekfinale të meshkujve (Sigal Prishtina – Kacaniku dhe Peja – Kosova).

Fitues të vitit të kaluar të IPKO Kupës janë Sigal Prishtina në konkurrencën e meshkujve dhe Penza në konkurrencën e femrave.