Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHTBK-së

  • U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHTBK-së
  • U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHTBK-së
  • U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHTBK-së
13 Shtator 2014

Të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK). Në këtë Kuvend morën pjesë 31 trajnerë të licencuar në SHTBK. Kuvendarët e pranishëm e miratuan Raportin e Punës dhe atë Financiar, ndërsa këtë të fundit me disa sugjerime. Më pas u zgjodhën organet e reja udhëheqëse të kësaj shoqate për mandatin katërvjeçar.

Kryetari i deritashëm i SHTBK-së, Arben Krasniqi u zgjodh sërish në këtë post, pasi u votua unanimisht nga delegatët e pranishëm, derisa kundërkanditat nuk pati. Ndërkaq nënkryetar u zgjodh Ibrahim Karabeg, kurse anëtarë të Bordit u zgjodhën Albert Sylejmani, Mark Rodiqi, Bardhyl Mjaku, Pal Syla dhe Edin Kërveshi.

Pas zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të kësaj shoqate, delegatët i miratuan ndryshimet e propozuara në statutin e SHTBK-së, të cilat janë harmonizuar me statutin e ri të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Duhet theksuar se Kuvendi i SHTBK-së e ka autorizuar Bordin e ri që të zgjedh organet tjera të saj, më saktësisht Këshillin Mbikëqyrës dhe Komisionin Disiplinor. Bordi i SHTBK-së pritet ta bëjë një gjë të tillë në mbledhjen e parë të tij.