Ballafaqimi Ukrainë-Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017 më 14 shtator do të zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.
Për shkak se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe me këtë rast edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, Federata e Basketbollit e Ukrainës nuk ka arritur t’i sigurojë hyrje Kombëtares sonë për në vendin e tyre dhe pas konsultimit tripalësh, në mes Federatës së Ukrainës, FIBA-s dhe Federatë së Basketbollit të Kosovës është arritur marrëveshja që ndeshja të luhet në Vilnius të Lituanisë.
Ndërkaq ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve ashtu siç është paraparë ditë më parë nga FBK do të zhvillohet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës më 3 shtator.