Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ukraina sërish më e mirë se Kosova

  • Ukraina sërish më e mirë se Kosova
14 Shtator 2016

Ukraina triumfoi ndaj Kosovës me rezultat 100:61 (30:11, 25:17, 26:8, 19:25) në ndeshjen e pestë kualifikuese për Eurobasket 2017 të luajtur sot në Vilnius të Lituanisë.  

Kosova nuk e ka pasur ditën e vetë në përballje me Ukrainën, ku basketbollistëve tanë asgjë nuk u shkoi për dore, përderisa kundërshtari arriti të shënonte pothuajse nga çdo pozitë, edhe atëherë kur supozohej se nuk mund të shënonte.

Prej fillimit të takimit ishin ukrainasit ata që dominuan, ku falë lojtarëve të pozitës qendër ia dolën që menjëherë të krijojnë epërsi dhe më pas dalëngadalë edhe ta thellojnë atë dhe kështu e përmbyllën ndeshjen në favor të tyre duke e siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian, por edhe duke e hapur mundësinë për të luftuar për pozitën e parë me Slloveninë, në ndeshjen direkte që do ta zhvillojnë në këtë fundjavë në Lubjanë.

Më efikasi te Kosova ishte Justin Doellman me 13 pikë, kurse te Ukraina me lojë të mirë është dalluar Viascheslav Kravtsov me 16 pikë e 12 kërcime.

Ndërkohë për Kosovën kjo ishte disfata e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani, dhe tani Përfaqësuesja jonë të shtunën në duelin e fundit të kësaj faze kualifikuese e pret Bullgarinë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Duhet theksuar se për Kosovën kjo është hera e parë që po garon në këtë nivel të garave, andaj edhe mungesa e përvojës e ka bërë të veten. Padyshim se kjo eksperiencë do t’u shërbejë shumë si basketbollistëve, trajnerëve edhe federatës që të vazhdojnë të punojnë, në mënyrë që të ndërtojnë një skuadër, e cila në një të ardhme të afërt do të jetë e denjë të ballafaqohet me emra të mëdhenj si në nivel evropian ashtu edhe në atë botëror.