Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Urimet për suksesin historik të Kosovës nuk kanë të ndalur

  • Urimet për suksesin historik të Kosovës nuk kanë të ndalur
30 Korrik 2018

Pas suksesit historik të Kosovës në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C, ku Përfaqësuesja jonë u shpall kampione duke e mposhtur në finale Qipron dhe kështu e siguroi biletën për në Divizionin B, kanë ardhur edhe reagimet e para nga krerët e shtetit tonë në rrjetet sociale, por edhe nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Ruairi O'Connell, të cilët e kanë përgëzuar Kosovën U18 për këtë sukses kaq të madh. 

Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës:

“Me rininë tonë të talentuar, Kosovës çdoherë e më shumë po i shtohen fitoret kudo nëpër botë. Medalja e artë e fituar nga Akil Gjakova në Zagreb, e vlefshme për normën olimpike “Tokyo 2020”, si dhe fitorja e përfaqësueses së Kosovës në Basketboll U18, në Divizionin C, ku u shpall kampione evropiane, janë dy fitore të mëdha për shtetin dhe sportin tonë. HTH”.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës:

“Triumfi i Përfaqësueses sonë U-18, në Divizionin C të Kampionatit Europian në basketboll, dëshmon se Kosova ka talentë të mrekullueshëm që paralajmërojnë konkurrencë në basketbollin europian. Krenar!RH”.

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës:

“Edhe një sukses shembullor i sportistëve tanë. Përgëzoj djelmoshat e përfaqësueses sonë të basketbollit të grupmoshës nën 18 vjeç të cilët sonte u shpallën kampion në Kampionatin Evropian të Divizionit C, të mbajtur në Prishtinë. Kështu në mënyrën më të mirë të mundshme po i rendisim sukseset njërin pas tjetrit. Kjo më së miri po e dëshmon faktin se sportistët tanë janë e ardhmja e ndritshme e shtetit tone”.

Bexhet Pacolli, Ministër i Punëve të Jashtme:

“Sot, djelmoshat tanë fituan me plot meritë kundër përfaqësueses së Qipros në Divizionin C të Kampionatit Evropian të FIBA-s në U18. Tani ata do të luajnë në Divizionin B. Të njejtën e bëri sot Akili me medaljen e artë në Kampionatin e xhudos në Zagreb. Shumë krenar me të arriturat dhe angazhimin e tyre për #Kosovën. Kosova ka të ardhme të ndritur në sport dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë. Urime #Kampionëve”.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës:

“Kampiona në FiBA U18 Divizioni C. Vitin e ardhshëm ne divizionin B. Urime djelmoshave dhe ekipit teknik në dëshiren e madhe për fitore. Po ashtu falemnderit Federates për organizim të mrekullueshëm dhe falemnderit të gjithëve që Prishtinën e bëtë nikoqir fenomenal të këtij kampionati”.

Greg Delawie, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë:

“Një tjetër trofe për Kosovën, kësaj radhe nga gjenerata e basketbollistëve U18. Urime”.

Ruairi O'Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë:

“Urime Basketball Federation of Kosovo. Edhe një herë rinia e Kosovës ka treguar çka mund të arrijë Kosova nësë kushtet krijohen për të rinjtë. Ju lumtë”.