I nderuari z. Vokrri,
Më lejoni që Juve, bashkëpunëtorëve tuaj në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe tërë opinionit futbolldashës t’jua uroj, në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pranimin në familjen e madhe evropiane të futbollit.
Lajmi për pranimin e federatës që Ju drejtoni në UEFA u pranua me gëzim të madh nga të gjithë ne, të vetëdijshëm për rrugën e gjatë dhe të mundimshme që u detyruat ta kaloni për të qenë të barabartë me të gjitha federatat simotra në Evropë.
Mbes i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Federata e Futbollit të Kosovës, kombëtaret e Kosovës dhe klubet tona përfaqësuese në arenën ndërkombëtare do të na bëjnë krenarë edhe me rezultatet sportive të arritura.
Në këtë ditë të shënuar për futbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, prano, miku im i çmuar, përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta nga tërë komuniteti i basketbollit të Kosovës.
Me respekt,
Erolld BELEGU
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës