Komesari i Garave konform Nenit 53/D-9 të Propozicioneve të Garave për edicionin 2013/2014 merr këtë:
V E N D I M
NORA GACAFERI, KB Penza dënohet me 100,00€.
Dënimi duhet të paguhet para ndeshjes së dytë finale e cila zhvillohet me 15 maj 2014.
A r s y e t i m
Nora Gacaferi në rrjetin social më datë 11.Maj 2014. në Facebook ka kritikuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjyqtarët e deleguar në ndeshjen PENZA-SIGAL PRISHTINA.
E emruara me këtë ka bërë shkeljen e Nenit 53/D-9 të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2013/2014. i cili ndalon dhënien e deklaratave të tilla për mediume.
Dënimi me para është shqiptuar duke u nisur nga ajo se do të ndikojë pozitivisht tek e emruara që në të ardhmen mos të prononcohet në mënyrë të till, kurse me përsëritjen e veprimit të lartë cekur do të ngritet procedurë disicplinore ndaj të emruarës.
P r i sh t i n ë, 12.Maj 2014.
Komesari i Garave, Bajrush Ademi