Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Prishtina pasi mësoi shortin se në cilin grup do të jetë, tashmë ka mësuar edhe orarin.
Në garat e FIBA EuroCup, vashat prishtinase janë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.
Ndeshja e parë për vashat prishtinase do të jetë më 16 tetor në udhëtim te MBA Mosow, derisa ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.
Më 31 tetor e presin Beshiktashin, si dhe më pas e presin MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit.
Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë.
Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.