Vëllaznimi e ka arsyetuar rolin e favoritit në përballje me Besën pasi sot në kuadër të xhiros së 28-të të ETC Superligës së Kosovës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e ka mposhtur skuadrën pejane me shifrat 112:76. Rezultati përfundimtar më së miri tregon se sa i madh ka qenë dallimi i forcave në parket. Më efikasi në radhët e Vëllaznimit ishte Korab Prekazi me 49 pikë, kurse te Besa më i dalluari ishte Beqë Kovaçi me 15 pikë.Gjakovarët nga 28 ndeshje të zhvilluara në edicionin e rregullt kanë pasur bilanc prej 9 fitore e 19 humbje, kurse pejanët nga 28 takime të luajtura kanë regjistruar 5 fitore e 23 humbje. Në këtë mënyrë Vëllaznimi e ka përmbyllur edicionin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar në pozitën e gjashtë në renditjen tabelare, kurse Besa do të luajë në “play-out” për të mbetur pjesë e garave elitare.