Vëllaznimi i Gjakovës e ka përfunduar stinorin vjeshtor me tetë fitore në tetë ndeshje të zhvilluara, duke qenë e vetmja në Ligën e Parë pa humbje.
Skuadra kuqezi në ndeshjen e fundit e ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 84:67, duke e përfunduar një stinor shumë të suksesshëm. Ndërkohë, Prishtina e Re nga tetë ndeshje ka katër fitore dhe katër humbje.
Ndeshje interesante është zhvilluar ndërmjet Istogut dhe Vushtrrisë, ku fituan vushtrriasit 70:72. Istogu e përmbylli stinorin vjeshtor me katër fitore dhe katër humbje, kurse Vushtrria me tri fitore dhe pesë humbje.
Ndërkohë, Kerasan Prishtina është mundur nga Drita me rezultat 78:104. Prishtinasit kanë tri fitore dhe pesë humbje, kurse gjilanasit pesë fitore dhe tri humbje.
Në ndeshjen e fundit, AS Prishtina ka mundur Borean me rezultat 101:72.