Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e dytë në Ligën e Parë në basketboll.
Istogu ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion nga dy ndeshje të zhvilluara. Istogasit kanë mundur Neë Basket me rezultat 95:52.
Fitoren e dytë po ashtu e ka regjistruar edhe Vëllaznimi, që në mesjavë ka mundur Vushtrrinë 73:64, vetëm pas vazhdimeve, sepse koha e rregullt përfundoi 59:59.
Po ashtu fitoren e dytë e ka shënuar edhe Kerasan Prishtina, që mundi Borean 72:61. Ndërkohë, Prishtina e Re ka mundur Dritën 80:64. Kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën e Re, derisa humbja e dytë për gjilanasit. AS Prishtina ka pushuar në këtë xhiro.
Liga e Parë – Java 2
Istogu – New Basket 95:52
Kerasan Prishtina – Borea 72:61
Vëllaznimi – Vushtrria 73:64
Prishtina e Re – Drita 80:64