Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vëmendja në Pejë dhe në Gjakovë

  • Vëmendja në Pejë dhe në Gjakovë
30 Janar 2015

Ndeshjet e xhiros XVII të ETC Superligës që zhvillohen këtë fundjavë mund të sjellin basketboll interesant dhe duele të forta, kurse derbi i xhiros pritet të zhvillohet në Pejë.

Peja pas humbjes nga Sigal Prishtina do të kërkojë fitore ndaj Trepçës në takimin ku konsiderohet favoritë. Peja po ashtu do të jetë në pozitë të volitshme në start të pjesës së fazës së dytë të Ligës Ballkanike BIBL, por i duhet mbajtja e vazhdueshme e formës së mirë për suksese të mëtejme.

Mirëpo, mitrovicasit kanë fituar dy ndeshjet e para të pjesës së dytë të sezonit dhe me fitore eventuale në Pejë do të rrisnin dukshëm gjasat për plasman në plejof.

Ky takim zhvillohet të shtunën dhe fillon në ora 19:00.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Kastriotit dhe Kosova e Re Bashkimit. Kastrioti në çdo ndeshje kërkon fitore dhe befasi ndaj kundërshtarit meqë vetëm në atë mënyrë mund të mbijetojë në elitë. Në anën tjetër Kosova e Re Bashkimi, tashmë me Edin Kërveshin në krye, pas fitores ndaj Besës do të kërkojë fitore në ndeshjen ku konsiderohet favorit dhe përforcim në pozitën e tretë.

Takimi zhvillohet në ora 20:00.

Ndeshja e parë e së dielës është Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli. Ekipi gjakovar pas dy humbjeve në start të pjesës së dytë në këtë ndeshje duhet të tregojë nëse mëton të luftojë për pozitën e katërt, apo do të kënaqet vetëm me mbijetesë në elitë.

Në anën tjetër mysafirët do të jenë maksimalisht të motivuar për fitoren e tretë me radhë që më pas u hap mundësitë që në duele direkte me Trepçën dhe Kosova e Re Bashkimin të kërkojnë plejofin.

Vëllaznimi e pret Golden Eagle Yllin të dielën nga ora 19:00.

Takimi i fundit i xhiros është Sigal Prishtina – Besa. Kampioni aktual i Kosovës është favorit absolut në këtë duel dhe do të kërkojë edhe një fitore për të kthyer formën dhe vetëbesimin, që i duhet në ligën ballkanike BIBL, ku ka pozitë shumë të vështirë në fazën e dytë.

Takimi fillon në ora 20:00.