Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.09.2020 ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri të garave në mënyrë që t’ju jap kohë të mjaftueshme skuadrave të saj për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.
Në këtë mënyrë:
- Ndeshjet e play-outit do të zhvillohen më 14 dhe 17 Tetor 2020;
- Turneu i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet prej 21 deri më 25 Tetor;
- Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 28/29 Tetor;
- Afati kalimtar për basketbollistë/e shtyhet deri më 5 Tetor në ora 16:00.