Në bazë të dëshmive të ofruara për ndeshjen në kategorin e pionerëve ndërmjet KB . Mega Sport – KB.Vushtria Basket e luajtur me 7 Dhjetor ne Prizren xhiroja e V e liges se pionerëve Komesari I Garave bie kete .
VENDIM
1.Konform nenit 9 te PG te FBK –së KB.MegaSport nga Prizreni në kategorin pioner i shlyhen te gjitha rezultatet përjashtohet nga gara për vitin në vijim dhe edicionin 2014/15 . Në ndeshjen e cekur KB . Mega Sport (pioner) aktivizon lojtarin (Hadrian Paqarizi me nr të licences 446 e leshuar nga FBK -së në vend të lojtarit Art Gjeka me nr te licences 1232 )që nuk përputhet me moshën e pionierit, pasi është verifikuar se janë të regjistruar me shënime të rrejshme - mashtrim me dokumente të falsifikuara .
Ndaj personave përgjegjës organi i autorizuar disiplinor i FBK-s do të merr masa ndëshkuese në bazë të Rregullores disiplinore të FBK-s.
2.Edon Godeni si person pergjegjes për leshimet e bëra nga ana e KB.MegaSport (pioner) suspendohet nga te gjitha aktivitetet e basketbollit te organizuara nga FBK për te gjitha kategoritë dhe I njejti paraqitet pran komisononit disciplinor. Suspendimi vlen deri ne vendim marjen nga organi I autorizuar disciplinor I FBK-së .
3.Hadrian Paqarizi lojtar i KB.Megasport (kadet) me nr licences 446 suspendohet dhe paraqitet në komisionin disciplinor te FBK-së . Suspendimi vlen deri ne vendim marjen nga organi I autorizuar disciplinor I FBK-së.
4.Agron Çeku vëzhgues në ndeshjen MegaSport-VushtiraBasket, konform nenit 53/E - 1 te PG te FBK-së për kryerjen e papergjegjeshme të detyres denohet me tri(3 ) ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit .
Prishtinë 20.12.2013
Komesari garave
Faton Kurshumlija