Komesari i garave i ETC Superligës, konformë Nenit 53/D-9 të Propozicioneve të Garave për edicionin 2013/2014 merr këtë:
V E N D I M
- Trajneri i KB”P E J A” Danijel Lutz dënohet me 200 €.
Dënimi duhet të paguhet para Javës së XI të ETC Superligës e cila zhvillohet me 4/5 Dhjetor 2013.
ARSYETIM
Trajneri i KB PEJA, Danijel Lutz, për gazetën SPORTPLUS të dates 02.Dhjetor 2013. Ka dhënë deklaratë ku ka kritikuar ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve të ndeshjes KB PEJA – KB SIGAL PRISHTINA,të zhvilluar më 30.Nëntor 2013 në Pejë, dhe me këtë ka bërë shkeljen e Nenit 53/D-9 të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2013/2014. i cili nen ndalon dhënien e deklaratave të tilla për mediume.
Me përsëritjen e veprimit të lartëcekur do të ngritet procedurë disicplinore ndaj të emruarit.
Komesari i garave, Bajrush Ademi
Prishtinë, 03.12.2013