Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendim spektakular i Bordit të FBK-së

  • Vendim spektakular i Bordit të FBK-së
7 Tetor 2013
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që kur klubi dënohet që të zhvillojë ndeshjen pa praninë e tifozëve në palestër, të lejojë hyrjen e femrave (të gjitha moshat) dhe fëmijëve deri në moshën 12-13 vjeçare (deri në gjatësi 150 centimetra) në palestër.
 
Këtë vendim FBK-ja e ka sjellë me qëllim të popullarizimit të basketbollit dhe atmosferës sportive për klubet që do të ndeshen në atë palestër. 
 
Gjithashtu, Bordi i FBK-së beson se ky vendim do të përkrahet nga opinioni i gjërë, shikuesit, si dhe t'iu ndihmojë edhe financiarisht klubeve në situata të tilla. 
 
Ky vendim i Bordit të FBK-së hyn në fuqi menjëherë.