Bordi i FBK-së në mbledhjen e vetë të datës 29.10.2013, ka shqyrtuar propozimin e Komesarit të Garave dhe ka marrë këtë:
VENDIM
1. Për shkak të zgjedhjeve lokale dhe pamundësisë së sigurimit të ndeshjeve nga ana e PK, dhe mbulimi nga mediat e shkruara dhe vizuele, Java e VI e ETC Superliga do të zhvillohet me datën 06/07.11.2013, ndërsa Java e VII me datën 09/10.11.2013.
2. Liga e Parë e Kosovës, ETC Liga e femrave dhe ligat e kategorive të reja do të fillojnë me datën 09/10.11.2013.
Prishtinë 29.10.2013
Bordi i FBK