Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E BORDIT 06.06.2014

6 Qershor 2014



VENDIMET E BORDIT TË FBK-SË TË DATËS 06.QERSHOR 2014.

1. Kuvendi i rregullt i punës së FBK-së të mbahet më 21 qershor 2014.
2. Më 21 qershor të mbahet SHPALLJA e SPORTISTIT për edicionin garues 2013/14
3. Kampi ndërkombëtar i FBK-së do të mbahet prej 12-19 korrik në Vushtrri. Udhëheqës të kampit do të jenë ekspertët e caktuar nga FIBA, emrat e të cilëve do t'i kumtojmë pas disa ditësh. Koordinator i kampit: sekretari gjeneral në bashkëpunim me Këshillin profesional.
4. Kërkohet nga Këshilli profesional që brenda tre ditëve t'i dërgojë nga dy propozime për ushtrues detyre të selektorëve për të gjitha kategoritë e reja në të dy konkurrencat. Të përpilohen kriteret optimale dhe minimale për licencimin e shkollave të basketbollit në Kosovë.
5. Bordi i FBK-së t'i propozojë ligës ballkanike pjesëmarrjen e dy ekipeve nga Kosova dhe atë KB Sigal Prishtina dhe KB Peja. Bordi i FBK-së pret që edhe KB Peja sikurse edhe KB Prishtina të bëj shkresë zyrtare me të cilën zotohet për t'i përmbushur obligimet ndaj FBK-së dhe BIBL deri më datën 9 qershor në ora 16:00. Pas kësaj FBK do të bëj delegimin zyrtar pranë Balkan League. Data e fundit për paraqitje të ekipeve në BIBL është 10 qershor 2014.
6. Bordi i FBK-së vendosi që Kosovën në JBIBL (junior) ta përfaqësojë ekipi i kombinuar i KB Sigal Prishtina dhe KB RTV 21, në menaxhmentin e Valton Bilallit (RTV21).

Erolld Belegu,
Kryetar i FBK-së;