VENDIMET E BORDIT TË FBK-së TË DATËS 30 MAJ 2014.
1. Bordi I FBK ka vendosur qe te akordoje ndihme finansiare prej 500,00 per shtatë klubet e femrave si dhe te sigurojë fanela për lojë;
FBK me qelim te masovizimit te basketbollit të femrave ka hartuar programin dhe ka marr vendim që nga data 01. korrik 2014 të gjithë trajnerëve dhe ndihmës trajnerëve t`iu sigurojë të ardhura në shumë prej 130,00€ gjegjsisht 70,00€ për 10 muajt e ardhshëm;
2. FBK ka marrë Vendim që t`i mbulojë shpenzimet e personave zyrtarë për Klubet e Ligës së parë të Meshkujve për edicionin e garave 2014/2015.Me këtë ky Bord I FBK-së kompleton sponzorizimin e të gjitha ligave të FBK-së;
3. Obligohet Këshilli profesional I FBK-së që të përpilojë kriteriumet dhe të jep propozimet për emrimin e Selektorëve për të gjitha kategoritë e të dy gjinive, gjer me o6.qershor 2014 në ora 15,00;
4. Nga Shoqatat kompetente të ipen propozimet për format e organizimit të Kampit i cili do të mbahet në Vushtri;
5. Obligohet Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Minibasketbollit që gjer më datën 06.qershor 2014 në ora 15,00 t`i harmonizojnë Statutet e shoqatave si dhe të sjellin planprogramet e aktiviteteve të tyre;
6. Anëtarët e Bordit janë njoftuar mbi letrën e dërguar nga ana e FIBA- dhe kanë deleleguar pergjegjsitë në organet përkatese të Federatës për hartimin e plan programeve sipas sygjerimeve të FIBA;
7. Në lidhje me pjesëmarrjen e një ekipi të juniorëve në Ligën ballkanike Bordi do të merr Vendim gjatë javës së ardhëshme pas konsultimeve me klubet e interesuara;
8. Në rast të përmbushjes së obligimeve finansiare ndaj FBK-së dhe Ligës Ballkanike (BIBL) përparësi pjesëmarrjeje kanë ekipet të cilat kanë marrë pjesë (Sigal Prishtina dhe Peja).
Interesim për pjesëmarrje në ligën Ballkanike ka shpreh edhe KB BASHKIMI, dhe për këtë FBK do të negociojë me BIBL për pjesëmarrjen e këtij Klubi në gara;
9. Data e Kuvendit të punës të FBK-së do të caktohet në një prej mbledhjeve të rradhës së Bordit;
Erolld Belegu
Kryetar I Bordit të FBK-së