Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimet e Bordit të datës 16 janar 2017

  • Vendimet e Bordit të datës 16 janar 2017
17 Janar 2017

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 16 janar 2017 shqyrtoi disa çështje aktuale në basketbollin e Kosovës dhe ndër të tjera mori këto vendime:

  1. Bordi për ushtruese te detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm emëron znj. Elvira Dushku, e cila do të nisë të ushtrojë këtë detyrë që nga data 01 shkurt, kur edhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha, aktualisht në dorëheqje, do të braktisë zyrën e Sekretarit.
  2. Bordi vendosi që të ndërpreje bashkëpunimin me Komesarin e Garave për Seniorë z. Bajrush Ademin. Bordi i FBK-së e falenderon z. Ademin për kontributin e tij të deritashëm dhënë FBK-së dhe i dëshiron sukses në angazhimet e tij të mëtutjeshme në basketboll dhe jashtë sportit.
  3. Bordi për Komesar të të gjitha garave emëron z. Faton Kurshumlija Komesari i deritashëm I kategorive të reja dhe instruktor nacional për referim.
  4. Bordi ka vendosur që në kuadër të zyrës të angazhojë edhe njerëz të rinj me detyra specifike në çështjet financiare dhe administratës dhe projektet zhvillimore të FBK-së.
  5. Bordi ka vendosur që të hapë konkursin për organizimin e turneut final të Kupës së Kosovës, që mbahet në datat 17 – 19 shkurt 2017.
  6. Bordi ka vendosur që Kuvendi i Punës I FBK-së të mbahet më 19 shkurt 2017 në qytetin ku mbahet Turneu Final i Kupës së Kosovës.
  7. Bordi vendosi që të gjitha klubeve që kanë obligime të pashlyera ndaj FBK-së, tu jap afat deri më 01 shkurt 2017 që të shlyjnë të gjitha obligimet.
  8. Bordi shqyrtoi dhe refuzoi kërkesën e klubeve të Ligës së Dytë të Kosovës për heqje të shpenzimeve të referimit në ndeshjet e kësaj lige.