Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 19.05.2020 ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin kosovar, por edhe për situatën aktuale në sport dhe me gjerë gjatë pandemisë COVID-19, dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime:
1. Për ndërprerjen dhe anulimin e garave në të gjitha ligat tjera seniore (Ligën e Parë të Meshkujve, Ligën e Parë të Femrave dhe Ligën e Dytë të Meshkujve);
2. Asnjë kategori të mos shpallë kampionë dhe mos akordojë tituj sportivë, por që renditja përfundimtare momentale në garat seniore te meshkujt të merret për bazë ekskluzivisht vetëm për përcaktimin e ngritjes apo rënies nga niveli i garimit, në bazë të Rregullores së Garave të FBK-s dhe Propozicioneve të Garave të për edicionin 2019-2020;
3. Për vazhdimin apo jo të edicionit 2019/20 tek ligat e kategorive të reja vendimi të merret pas rishqyrtimit të masave mbrojtëse nga pandemia nga autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës;
4. Pro projekt-propozimit për idenë e Ligës së Përbashkët, Kosovë-Shqipëri dhe për përbërjen e ekipit teknik të FBK-së;
5. Nuk do të delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të Basketball Champions League;
6. Skuadrat do të depozitojnë shumën 15,000.00 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro në xhirollogari të FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare;