VENDIMET E BORDIT TË FBK-së të datës 29.01.2014.
1. Aprovohet Informata e Kryetarit të FBK-së, z. Erolld Belegu, për vizitat e bëra federatave të basketbollit të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Turqisë;
2. Me kërkesë të KB Sigal Prishtina, e në koordinim me Ligën Ballkanike, Bordi ka miratuar mundësinë e regjistrimit nga ana e klubeve edhe të dy lojtarëve të huaj, me të drejt paraqitjeje vetëm në gara ndërkombtare.
Pagesa për regjistrimin e tyre është 500,00€ për çdo lojtar dhe mjetet e inkasuara në këtë mënyrë do të dedikohen për garat e kategorisë U-12.
3. Aprovohet programi i veprimtarive të FBK-së për vitin 2014.
Njëherit anëtarët e Bordit u njoftuan me mënyrën e organizimit të testeve të gjyqtarëve dhe vëzhguesëve si dhe mbajtjen e seminarit për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajnerë.