VENDIMET E BORDIT TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË DATËS 21. MARS 2014.
1. IPKO-KUPA e Kosovës do të mbahet në Gjakovë prej 28-30mars 2014. nën organizimin e KB Vëllaznimi i cili do të nënshkruaj Marrëveshjen me FBK-në. Njëkohesisht do të mbahet edhe finalja e IPKO KUPES se femrave;
2. Në parim miratohet marrëveshja me sponzorin e ri për perkrahjen e kategorive të reja deri në mbarim te edicionit 2013/2014 si dhe për dy vitet ardhshme;
3. Në kampin për gjyqtarë që do të mbahet në Bullgari prej 06-12 qershor 2014 të dërgohen katër gjyqtarë dhe kordinatori teknik i FBK-së; Për emra do të vendoset në bazë të performancës në pjesen operfundimtare te Kampionatit;
4. Aprovohet kërkesa e Komisionit për plotësimin e Listës së gjyqtarëve pas kalimit të testit të mbajtur në Pejë me daten 28.shkurt 2014. Florentina Thaqi: kategoria B dhe tre gjyqtarë perspektiv: Endrit Basha, Kushtrim Shala dhe Ideal Lajqi ne kategorinë C
Për shkak të delegimit të të njejtëve pa aprovimin e listës nga ana e Bordit, komesarëve të garave u ipet vërrejtja me shkrim dhe dënimi me 15% të pagës. Për shkak të përgjegjësisë së drejtëpërdrejtë e njejta masë i shqiptohet edhe Sekretarit gjeneral të FBK-së;
5. Bordi i FBK-së miratoi harmonizimin e të gjitha akteve normative në kompetencë të vetë në bazë të statutit dhe Vendimit të Kuvendit më 21. Dhjator 2013., ndërsa për shkak të mosrespektimit te këtij Vendimi e deri në harmonizimin e plotë me Statutin e FBK-së pezullohen:
- Shoqata e Gjyqtarëve,
- Shoqata e Trajnerëve, dhe
- Shoqata e minibasketbollit.
Udhëzohet Sekretari gjeneral që në kohë sa më të shkurtër me drejtuesit e shoqatave të formojë grupe punuese dhe të veprojë sipas Vendimit të Bordit duke harmonizuar aktet normative.
6. Për shkak të përputhjes së termineve të Javes se XII të ETC Superliga e Femrave me terminet e IPKO-KUP-ës, u aprovua kërkesa e Komesarit për shtyerjen e Javës së XII për një javë;
7. Në kërkesë të KB PEJA, Bordi muar vendim që ndeshja KB BESA-KB PEJA e paraparë të zhvillohet më 22.mars 2014, të shtyhet për një datë të mëvonshme. Vendimi u morr me arsyetim te rëndësisë së veçantë që ka ndeshja e fundit në pjesën e rregullt të Ballkan ligës, të KB Peja dhe basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
8. Aprovohet kërkesa e Komesarit të garave e mbështetur nga Keshilli profesional për sistemin e garave te grupmoshës U-12.
9. Bordi mbështet kërkesën e organizatës Hendikos për organizimin e garave më 5.maj 2014.
10. Duke çmuar kontributin shumë vjeçar të gjyqtarit Mehdi Gashi, i cili tani është vëzhgues i FBK-së, Bordi i FBK morri vendim që të nderoj z. Gashi në ndeshjen e Finales së IPKO- Kupës për t`u përshëndetur nga gjykimi aktiv.
BORDI I FBK-së;
Erolld Belegu, Kryetar