Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E BORDIT TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS MË 11.03.2014.

  • VENDIMET E BORDIT TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS MË 11.03.2014.
12 Mars 2014

VENDIMET E BORDIT TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS MË 11.03.2014.

1.    Për shkak të mos zhvillimit të disa ndeshjeve në javën e fundit dhe gjendjes së rëndë financiare të klubeve të kategorive (grup moshave) të reja për vazhdimin e garave, Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet MKRS dhe sponzoruesëve të saj do të mbulojë shpenzimet e personave zyrtarë deri në përfundim të edicionit 2013/14, në mënyrë që garat të përfundojnë me sukses;
I ipet vërejtje Komesarit të grupmoshave të reja që të mos merr vendime të cilat janë në kompetencën e Bordit të FBK-së;

2.    Aprovohet  Raporti  financiar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për periudhën janar-shkurt 2014;

3.     I ipet vërejtje Komesarit të Garave për paraqitjen e lojtarëve të ekipeve e për të cilët paraprakisht nuk është bërë pagesa për regjistrimin e tyre.
Lojtarët për të cilët nuk është bërë pagesa për regjistrimin e tyre nuk mund të paraqiten në ndeshjet të cilat organizohen nga ana e FBK-së nga dita e marrjes së këtij Vendimi;

4.    Këshilli Profesional i FBK-se t`i përpilojë kriteret e reja për trajnerë dhe licencimin e shkollave të basketbollit nëpër komuna;

5.    Për organizimin e Ndeshjes Memoriale “ISUF LUMI” formohet Grupi organizativ në përbërje: Leart Hoxha, anëtar i Bordit, Jeton Nixha, Sekretar dhe Faton Kurshumlija, kordinator teknik;
Trajner për ekipin vendor do të jetë z. Bujar Loci dhe ndihmës trajner z.Edin Kërveshi;
Trajner për ekipin e lojtarëve të huaj: z. Marin Dokuzovski e ndihmës trajner z. Israel Martin.

6.    Bordi Autorizon Kimete Halitin, Linda Shalën dhe Valdet Spahiun, të gjithë anëtarë të Bordit, që t'i vizitojnë qendrat në Kosovë dhe të bisedohet me klube për avancimin e basketbollit femror.

7.    Autorizohen z. Arben Fetahu dhe z. Leart Hoxha që të japin versionin përfundimtar te Kodit të mirësjelljes në basketboll;

8.    Bordi i FBK-së aprovon në parim kërkesën për ardhjen e ekipit nga SHBA dhe se termini i zhvillimit të ndeshjeve të tyre duhet të harmonizohet me kampionatin aktual.

9.    Pasi që Statuti i Federatës së Basketbollit të Kosovës është miratuar në dhjetor të vitit 2013,  të gjitha shoqatat  duhet t`i harmonizojnë aktet e tyre normative deri më 20 mars 2014, kur është afati i fundit i harmonizimit të akteve normative.

10.    Aprovohet kërkesa e Mehdi Gashit që të përfshihet në listën e vëzhguesëve pasi që për shkak të gjendjes shëndetsore nuk është në gjendje t`i përmbush kriteret për gjyqtar (testin fizik) dhe i njejti përfshihet në Listën e vëzhguesëve.

Bordi i FBK-së;