Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E MBLEDHJES SË BORDIT TË DATËS 01.07.2015

  • VENDIMET E MBLEDHJES SË BORDIT TË DATËS 01.07.2015
1 Korrik 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e vet të mbajtur më 01.07.2015 pas diskutimeve për pikat e rendit të ditës ndër të tjera u pajtua edhe për këto çështje:

* Bordi vendosi që të pranojë ftesën e bërë nga Federata e Basketbollit e Jordanisë për reprezentacionin A të Kosovës për pjesëmarrje në Turneun e Mbretit Abdullah, që zhvillohet nga data 5 deri më 11 gusht.

* Bordi mori vendim që për garën e nivelit të dytë kontinental, që këtë sezon organizohet nën patronatin e FIBA-s, të nominojë klubin Sigal Prishtina. Detajet rreth sistemit të garave dhe rregullave për këtë garë do të dihen javën e ardhshme.

* Bordi edhe një herë i dha përkrahje të fuqishme vendimeve të Komesarit të Garave në fund të këtij sezoni dhe konfirmoi përkrahjen për orarin e zhvillimit të ndeshjeve të playoutit ndërmjet KB Kastrioti dhe KB Newborn.

* Bordi u informua hollësisht edhe rreth përgatitjeve të reprezentacioneve U16 dhe U20 për kampionatet evropiane përkatëse.