Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimet e mbledhjes së Bordit të datës 13.05.2015

  • Vendimet e mbledhjes së Bordit të datës 13.05.2015
14 Maj 2015

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur më 13.05.2015 pas diskutimeve të pikave të rendit të ditës mori këto:

VENDIME

1. Bordi vendosi që delegacioni i FBK-së në Kampionatin Evropian U16, Divizioni C, që zhvillohet në San Marino, të udhëhiqet nga anëtari i Bordit, Valton Bilalli dhe të numërojë gjithsej 17 anëtarë.
2. Bordi vendosi që delegacioni i FBK-së në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, që zhvillohet në Hungari të udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha dhe të numëroj 18 anëtarë.
3. Bordi miratoi propozimin e Këshillit Profesional për emërimin e Ismet Feratit për ndihmës të përzgjedhësit të Përfaqësueses U20, Ilir Selmanit.
4. Bordi miratoi dinamikën e punës së Përfaqësueseve U16 dhe U20, përfshirë ndeshjet miqësore brenda dhe jashtë Kosovës, dhe kompensimin e përzgjedhësve dhe ndihmësve të tyre deri në përfundim të kampionateve evropiane të kategorive të reja.
5. Bordi miratoi kërkesën e SHGJFBK-së për rritje të taksave për gjyqtarë dhe vëzhgues në ndeshjet finale të të gjitha ligave të basketbollit.
6. Bordi mirëpriti mundësinë e ardhjes së trajnerit amerikan, Randy Haefner në Kosovë dhe autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që në bashkëpunim me SHTBK-në të organizojnë një seminar për trajnerë, në fundjavën e 23/24 majit, ku z. Haefner do të jetë ligjërues.
7. Anëtari i Bordit, Arben Fondaj emërohet përgjegjës për 3x3 dhe si person kontaktues me departamentin 3x3 të FIBA-s e FIBA Evropës dhe përgjegjës për përfaqësimin e Kosovës në garat e FIBA 3x3.
8. Bordi diskutoi për çështjen e të drejtave audio vizive të ligave dhe garave të Përfaqësueseve të FBK-së dhe autorizoi Kryetarin Erolld Belegu që të negociojë lidhur me këto të drejta.