Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimet e mbledhjes së Bordit të datës 27.07.2015

  • Vendimet e mbledhjes së Bordit të datës 27.07.2015
27 Korrik 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e vet të mbajtur më 27 korrik ka trajtuar një sërë çështjesh aktuale dhe ka miratuar edhe disa vendime.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu e njoftoi Bordin me zhvillimet e reja në raportet ndërmjet KB Peja dhe FBK-së, bisedat dhe kontaktet që janë zhvilluar me këtë klub ditëve të fundit. Bordi i FBK-së konstatoi që KB Peja nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj FBK-së dhe ka vendosur që me tu përmbushur këto obligime, KB Peja do të nominohet për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike (BIBL).

Bordi diskutoi për përfaqësimin e Kosovës në Kampionatet Evropiane për kategori të reja. Bordi e cilësoi përfaqësimin në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C dhe në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B dinjitoz dhe serioz duke pasur parasysh faktin se ky ka qenë përfaqësimi i parë në gara të këtilla.

Kryetari i FBK-së Erolld Belegu e informoi Bordin e FBK-së për detajet e Memorandumit të Mirëkuptimit që FBK e ka nënshkruar me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), dhe Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Komunën e Pejës, dokumente këto përmbajtja e së cilave u përshëndet nga Bordi.

Bordi po ashtu u njoftua se FBK është kontaktuar nga Liga Rajonal e basketbollit të femrave WBFAL dhe mundësinë e nominimit të ekipeve nga Kosova për pjesëmarrje në këtë ligë.

FBK do të njoftojë klubet e femrave me kushtet e pjesëmarrjes në këtë ligë, të martën më 28 korrik dhe do të caktojë afat prej 72 orësh për shprehje të interesit për pjesëmarrje.