Konform nenit 52. Të Propozicioneve të Garave për edicionin 2014/2015, pas qasjes në mjetet e Informimit publik (elektronike dhe të shkruara), u konstatua se gjatë ndeshjes së dytë finale të Play-off-it në mes të KB PEJA vs SIGAL PRISHTINA të zhvilluar më 14.Maj 2015 në Pejë, ka patur ofendime në baza nacionale dhe është ndezur flamuri i Republikës së Maqedonisë. Për këto shkelje të Propozicioneve të Garave, marr
VENDIM
1. LULZIM MALOKU, vëzhgues i ndeshjes, për shkak të paraqitjes jo objektive të fakteve në raportin e vëshguesit dhe fshehjes së disa fakteve, konform nenit 54.2. të Propozicioneve të Garave dënohet me mos delegim në 2(dy) ndeshje në tempo të delegigmit;
2. KB PEJA, konform nenit 49.6. të Propozicioneve të Garave të Garave, dënohet me 500,00€.
KB Peja dënimin nga pika 2 e këtij Vendimi duhet t`a paguaj para zhvillimit të ndeshjes së tretë finale konform nenit 46.1.3. të Propozicioneve të Garave.
Komesari i garave