Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen finale KB Sigal Prishtina - KB Peja

  • Vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen finale KB Sigal Prishtina - KB Peja
21 Maj 2015

Ne bazë të nenit 25, 32, 38 dhe 73 të Rregullores Disiplinore të FBK dhe nenit 40 të Rregullores së Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe në bazë të Propozimit me Ref. Nr. 183 datë 19.5.2015, Komisioni Disiplinor me datë 21.5.2015 mori këtë:

V E N D I M

Klubit të Basketbollit “Peja” nga Peja, i shqiptohet masa disiplinore gjegjësisht dënimi “diskualifikim nga garat e mëtutjeshme në ETC Superligën e Kosovës dhe bie në një rang më të ulët të garave, përkatësisht në ligën e parë të meshkujve të Kosovës”.

I njëjti gjobitet me të holla në shumën prej 2.000,00 € (dymijë euro).

Gjoba si në pikën II të këtij Vendimi duhet të paguhet në llogarinë bankare në emër të FBK-së.

Z. Gazmend Pupovci, përfaqësues zyrtar i KB “Peja” i shqiptohet masa disiplinore “ndalim i ushtrimit të detyrës, në kohëzgjatje prej një viti”.

Arsyetim

Komisioni Disiplinor ka pranuar Propozimin e Komesarit të Garave me Ref. Nr. 183 datë 19.5.2015 me propozim që, KB “Peja” nga Peja të dënohet me 3.000,00 euro gjobë si dhe i njëjti të diskualifikohet nga garat e mëtutjeshme dhe të bie në një rang më të ulët të garave me arsyetimin se ka braktisur respektivisht ka refuzuar të vazhdojë pjesën e dytë të ndeshjes të zhvilluar më datë 18.5.2015 me fillim në orën 20.00 në mes të KB “Sigal Prishtina” nga Prishtina dhe KB “Peja” nga Peja. Gjithashtu, në kuadër të kësaj është propozuar që ndaj z. Gazmend Pupovci, përfaqësues zyrtar i KB ”Peja” të iniciohet procedurë disiplinore.

Komisioni me datën 20.5.2015 në pajtim me nenin 32 të Rregullores për Procedura Disiplinore ka shqyrtuar me kujdes faktet dhe dëshmitë si në vijim (të bashkëngjitura në dosjen e lëndës):

1. Propozimin e Komesarit të garave me Ref. Nr. 183 datë 19.5.2015;
2. Raportin e Policisë së Kosovës të datës 19.5.2015;
3. Konstatimin e vëzhguesit të ndeshjes të datës 19.5.2015;
4. Deklaratën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes z. Ivan Milicevic të datës 20.5.2015;
5. Deklaratën e gjyqtarit të ndeshjes z. Faton Kurshumliu të datës 19.5.2015;
6. Raportin e z. Art Gashi, kryetar i KB “Peja” nga Peja të datës 19.5.2015; dhe
7. Deklaratën e z. Erolld Belegut, kryetar i FBK të datës 19.5.2015.

me ç’ rast duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, gjen se janë fajtor KB “Peja” dhe përfaqësuesi zyrtar i këtij klubi.

Komisioni gjithashtu ka marrë për bazë nenin 25 të Rregullores Disiplinore të FBK-së që ka të bëjë me rrethanat lehtësuese.

Andaj, Komisioni në përbërje të plotë pas administrimit te provave, dëshmive të ofruara dhe duke u bazuar në aktet normative në fuqi, konstatoi se KB “Peja” nga Peja pa arsye ka braktisë fushën para përfundimit të ndeshjes së zhvilluar më datë 18.5.2015, prandaj vendosi si në dispozitiv të këtij Vendimi.

Këshillë juridike: Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pranë Komisionit Arbitrar në afat prej tri ditësh nga dita e marrjes së ketij Vendimi.

Vendimi t’i dërgohet:

KB “Peja” – Pejë,
Gazmend Pupovcit,
Komesarit të Garave,
Arkivit të FBK-së, dhe
Anëtarëve të KD.

Komisioni Disiplinor:

Fidan HAMITI, kryetar

Nuredin IBISHI, anëtar

Lulzim FUSHTICA, anëtar

 

Këtu mund ta shikoni formën origjinale të vendimit.