Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimi i Komisionit për Arbitrazh pas ankesës së Agron Berishës

  • Vendimi i Komisionit për Arbitrazh pas ankesës së Agron Berishës
5 Shkurt 2016

Në bazë të nenit 5 të Rregullores së Punës së Komisionit për Arbitrazh, neni 20, paragrafi 4 i Rregullores Disiplinore të FBK-së, Komisioni për Arbitrazh i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 05/02/2016, duke shqyrtuar ankesën e z. Agron Berisha Nr. 57, dt. 04/02/2016, unanimisht mori këtë:

 

V E N D I M

 

  1. Pjesërisht aprovohet ankesa e z. Agron Berisha, trajner i K.B. “Golden Eagle - Ylli” Suharekë.

 

  1. Trajneri i K.B. “Golden Eagle - Ylli”, z.Agron Berisha, DËNOHET me ndalesë në kryerjen e detyrave të trajnerit dhe detyrave të tjera në sportin e basketbollit në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, në kohëzgjatje prej (3) viteve, duke filluar nga data e marrjes së këtij Vendimi.

 

ARSYETIM

 

Pretendimet e ankimore të palës ankuese kryesisht mbështeten në zbatimin e dispozitave të Rregullores Disiplinore të cilat kanë të bëjnë me rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese të cilat është dashur të merren parasysh në rastin e matjes së dënimit nga Komesari i Garave.

 

Po ashtu në ankesë potencohet edhe fakti se z.Agron Berisha është punëtor shumë vjeçar i sportit, me një karrierë më shumë se 30 vjeçare në sportin e basketbollit, duke kërkuar nga Komisioni për Arbitrazh që këtë rrethanë ta konsiderojë si rrethanë lehtësuese.

 

Duke analizuar pretendimet ankimore të palës ankuese dhe shkresat e lëndës Komisioni për Arbitrazh vëren se:

 

Komesari i Garave të FBK-së, drejtë dhe në mënyrë të gjithanshme ka vërtetuar gjendjen faktike dhe ka faktuar në mënyrë të plotë kundërvajtjen e ankuesit të bërë në çerekun e IV-të të ndeshjes “Trepça” v.s. “Golden Eagle – Ylli”. Arsyetimi i Vendimit përmban të gjitha shkaqet dhe rrethanat si dhe ka të cituara provat me të cilat është vërtetuar kryerja e kundërvajtjes nga ankuesi.

 

Prandaj, Komisioni pajtohet me gjendjen faktike të vërtetuar nga Komesari i Garave, por se nuk pajtohet me lartësinë e dënimit dhe kriteret të cilat janë përdorur për caktimin e llojit dhe masës së dënimit.

 

Nisur nga ajo që u tha më lartë, Komisioni do të ndalet vetëm në çështjet të cilat kanë të bëjnë me matjen e dënimit. 

 

Komisioni për Arbitrazh gjatë vendimmarrjes në lidhje me lartësinë e dënimit ka marrë parasysh të gjitha kriteret bashkëkohore për matjen e dënimit të cilat do të shtjellohen në vijim të këtij vendimi.

 

Për sa i përket ratio / qëllimit të dënimit, Komsioni për Arbitrazh konsideron se dënimi  përmbush dy funksione të ndryshme, të cilat mund të konsiderohen si edukative. Nga njëra anë qëndron funksioni i parandalimit të përgjithshëm të veprave të kundërligjshme, pasi kërcënimi se FBK do të zbatojë sanksione  sa herë që anëtarët e saj do të kryejnë veprime të dënueshme nga aktet normative të FBK-së, funksionon si një mënyrë për të dekurajuar dhe parandaluar cilindo nga anëtarët që të ndërmarrë veprime që bien në kundërshtim me aktet normative. Nga ana tjetër qëndron funksioni i parandalimit të posaçëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me autorin e veprës, pasi duke zbatuar sanksionin synohet riedukimi i tij në mënyrë që, pas kryerjes së dënimit, të mos ndërmarrë në të ardhmen veprime të kundërligjshme.

 

Në përputhje me frymën e Kushtetutës, sanksioni i cilësdo natyrë duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore-sportive. Komisioni për Arbitrazh, duke pasur parasysh dhe doktrinën e konsoliduar evropiane në këtë fushë, ka theksuar se, që të jetë i pranueshëm çfarëdo lloj dënimi  në aspektinkushtetues, në përputhje me nenin 33 të Kushtetutës, duhet të jetë i drejtëdhe në përpjesëtim me veprën. Në këtë mënyrë, që të mund të ketë një procesri-edukativ të suksesshëm, duhet që ndëshkimi të perceptohet nga autorii veprës si i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën e kryer.

 

Komisioni për Arbitrazh gjatë përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori në konsideratë këto rrethana lehtësuese:

 

 

Komisioni po ashtu gjatë përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori parasysh edhe këto rrethana rënduese:

 

Nisur nga dinamika e ngjarjes, mënyra dhe vendi ku është goditur gjyqtari z.Xhelal Mumini, Komisioni për Arbitrazh krijon bindjen se trajneri i K.B. “Golden Eagle - Ylli”, z. Agron Berisha, jo vetëm se ka kryer me dashje veprimet e tija, por edhe ka menduar dhe dëshiruar pasojën e ardhur. Veprimet aktive të kundërligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura nga FBK-ja dhe aktet normative të saja, për të mbrojtur integritetin truporë dhe shëndetin e anëtarëve të saj si edhe rendin e mbarëvajtjen e garave në përgjithësi.

 

Po ashtu dhuna në sportin kosovar është e përhapur shumë, fakt ky i cili po e zbehë imazhin e sportit kosovar në vend dhe jashtë tij.

 

Mendimin e vetë pajtues dhe qëndrimin e tij në lidhje me lartësinë e dënimit Kryetari i Komisionit Arbitrazh z. Ilaz Ramajli e ka dërguar me anë të postës elektronike në adresë të FBK-së.

 

Nisur nga sa më sipër, Komisioni për Arbitrazh konstaton se dënimi prej tri (3) viteve ndalese në ushtrimin e të gjitha funksioneve në basketbollin kosovar është në përputhje me rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese të shtjelluara si më lartë, prandaj edhe u vendos si në dispozitiv të këtij Vendimi.

 

 

KOMISIONI PËR ARBITRAZH

Ilaz RAMAJLI - Kryetar

Artan QERKINI - Anëtar

Avdyl LIPOVECI - Anëtar

 

05/02/2016, Prishtinë