Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimi i Komisionit për Verifikim të Mandateve dhe Nominimeve për Kuvend Zgjedhor të FBK-së

  • Vendimi i Komisionit për Verifikim të Mandateve dhe Nominimeve për Kuvend Zgjedhor të FBK-së
31 Maj 2016

Nga: Komisioni për Verifikim të Mandateve dhe Nominimeve për Kuvend Zgjedhor të FBK-së

Për: Bordin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)

Data: 31 Maj 2016         

Lënda: Raporti i Komisionit

Komisioni Verifikues në përbërje: Linda Shala, Valdet Spahija dhe Arben Fondaj, pas shqyrtimit të të gjitha delegimeve nga klubet dhe shoqatat anëtare të FBK-së dhe nominimeve të të njëjtëve për kandidatë për kryetar të FBK-së në periudhën 2016-2020 konstatoj si vijon:

 

  1. Të gjithë anëtarët e FBK-së, brenda afatit të përcaktuar nga Bordi e në përputhje me statutin dhe rregulloren e punës së Kuvendit, kanë dërguar autorizimet për delegatë të tyre për periudhën 2016-2020.
  2. Në rastin e SHTBK-së, Komisioni ka kërkuar sqarim nga Bordi i SHTBK-së për shkak të pranimit të delegimeve kundërthënëse. Komisioni brenda tri  ore ka marrë përgjigjen dhe ka bërë verifikimin duke marrë parasysh deklarimet e shumicës së Bordit te SHTBK-së, me të cilën është përcaktuar delegati, sikurse është konfirmuar neutraliteti i SHTBK-së në lidhje me nominimin e kryetarit të FBK-së.
  3. Në bazë të autorizimeve të dërguara nga klubet dhe shoqatat anëtare me të drejtë vote, komisioni ka konstatuar delegatët e autorizuar që janë pjesë përbërëse e këtij vendimi. Kuvendi do të numëroj gjithsej 41 delegatë.
  4. Nga nominimet e dorëzuara në afatin ligjor në FBK komisioni ka konstatuar që kandidati Erolld Belegu është nominuar për kryetar të FBK-së në periudhën 2016-2020 nga 23 anëtarë të FBK-së. Ata janë, klubet e basketbollit: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça,  Golden Eagle Ylli, Vllaznimi, Kerasan Prishtina, Rahoveci , Drita (M),  Kosova (M), Lipjani, Megasports, Prishtina e Re, Newborn Prishtina, Prishtina (F), Trepça (F), Kastrioti (F), Sfera(F), Golden Eagle Ylli (F), Kosova (F), Shoqatat: SHGJFBK, Minisbasketbollit, Sports for All.
  5. Ndërsa, kandidati Ferit Zekolli është nominuar nga 6 anëtarë të FBK-së. Ata janë klubet e basketbollit: Kaçaniku, As Kastrioti,  Penza(F), Bashkimi (F), Vllaznimi (F) dhe Shoqata Handikos Kosova.
  6. Anëtarët e tjerë nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe nuk kanë nominuar asnjë kandidatë (gjithsej 4) dhe ato janë: Drita (F), Shoqata e Streetbollit, Shoqata e trajnerëve dhe Kryetari FBK-së.
  7. Në bazë të fakteve të lartcekura dhe materialit të shqyrtuar, komisioni verifikues konstaton njëzëri se kandidati Erolld Belegu, në bazë të statutit dhe rregullores së punës së Kuvendit të FBK-së, i ka plotësuar kushtet për të  garuar në Kuvendit Zgjedhor të datës 7 qershor 2016.

       Kandidati Ferit Zekolli, nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me statut dhe            rregullore të Kuvendit të FBK-së, ngase nuk ka marrë nominimin e së paku 7          anëtarëve të FBK-së, sikurse parashihet me nenin 8 të rregullores së punës            së Kuvendit dhe nenit 24 të statutit të FBK-së.

 

Komisioni :

 

  1. Linda Shala __________________________________

 

  1. Valdet Spahija _______________________________

 

  1. Arben Fondaj ________________________________

                                                Prishtinë, 31 maj 2016