Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMI PËR DËNIMIN E TRAJNERIT AGRON BERISHA

  • VENDIMI PËR DËNIMIN E TRAJNERIT AGRON BERISHA
3 Shkurt 2016

Në bazë të raportit të vëzhguesit, prezencës së zyrtarëve të  FBK-së nga ndeshja e xhiros së XVII të Superligës së Kosovës e zhvilluar më 31 Janar 2016 me fillim në ora 15:30 në Vushtrri ndërmjet KB “TREPÇA” – KB “GOLDEN EAGLE YLLI”, Komesari i Garave duke u mbështetur në nenin 55.3. të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2015/2016 e konform nenit 21 të Rregullores Disiplinore të Federatës së Basketbollit të Kosovës, merr këtë:

VENDIM

AGRON BERISHA, trajner i KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka, dënohet me ndalesë të përjetshme në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera në sportin e basketbollit në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës

ARSYETIM

Në çerekun e IV-të të ndeshjes Trepça vs Golden Eagle Ylli, 2.05 minuta pa përfunduar ndeshja te rezultati 73:70 në të mirë të KB Trepça, trajneri Agron Berisha pas ndëshkimit nga ana e gjyqtarëve me gabim teknik e pastaj edhe me gabim diskualifikues, realizon sulm fizik ndaj gjyqtarit Xhelal Mumini. Si pasojw gjyqwtari kryesor vendos, me të drejtë duke zbatuar PG, të ndërpresë ndeshjen. 

Pas marrjes së deklaratave nga zyrtarët e ndeshjes dhe analizës së xhirimit televiziv të ndeshjes e duke u bazuar edhe në raport të Policisë së Kosovës është konstatuar se Agron Berisha ka kryer sulm fizik të rëndë duke shprehur vendosmëri në realizimin e sulmit ndaj gjyqtarit të ndeshjes, përkatësisht zyrtarit të FBK-së. Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godas edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës, ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe i njejti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godas edhe më tutje gjyqtarin. Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishës ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpin e Shëndetit në Vushtrri. Me këtë akt të turpërt, trajneri dhe zyrtari i klubit Ylli, Agron Berisha ka bërë një akt të dënueshëm me aktet normative të FBK-së dhe ka dëmtuar jashtëzakonishtë rëndë imazhin e sportit të basketbollit në vend dhe jashtë vendit. Në bazë të të cekurave është marr Vendimi si në dispozitiv.

UDHËZIM  JURIDIK
Në këtë vendim pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në shkallën e dytë (Komisioni Arbitrar), në afat prej njëzet e katër orëve(24), me deponim të 300 € në xhirollogarin e FBK-së (konform nenit 43.2. të Propozicioneve të Garave).

VENDIMI T'I DËRGOHET
1. Agron Berishës, trajner i KB Golden Eagle Ylli
2. KB Golden Eagle Yllit – Suharekë
3. Arkivit të FBK-së

Komesari i Garave, Bajrush Ademi

03/02/2016, Prishtinë