Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Verdikti final!

  • Verdikti final!
21 Maj 2016

 

Ashtu edhe sic eshte pritur kampioni i Superligës së Kosovës në basketboll do të përcaktohet në ndeshjen e pestë finale të “play-off”-it që do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës të shtunën me fillim nga ora 19:30 në palestrën “Karagaci” të Pejës.

Verdhezinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e parë finale të luajtur si nikoqir, më pas të dytën e kanë fituar bardhekaltrit para tifozëve të tyre, për t’u kthyer më pas në Pejë, ku sërish fitore regjistrojnë vendasit, derisa të njëjtën gjë në ndeshjen e katërt e bënë edhe kryeqytetasit.

Tashmë ka mbetur që gjithcka të zgjidhet pas atyre 40 minutave me plot rivalitet që pritet të na servojnë dy ekupet finaliste.

Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, e cila skuadër në këtë edicion e ka fituar edhe Ipko Kupën e Kosovës, trofeun në Ligën Ballkanike (BIBL) dhe tani është në kërkim të trofeut të tretë në këtë edicion.

Në anën tjetër Peja para fillimit të edicionit të ri e ka fituar Superkupën e Kosovës, ndërsa në Ligën Ballkanike (BIBL) nuk arritur të shkojë më shumë se faza e dytë dhe për këtë arsye e dëshiron me aq këmbëngulësi titullin e kampionit.