Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Veseli: Kundër Cluj-it pres që të paraqitemi sa më mirë

  • Veseli: Kundër Cluj-it pres që të paraqitemi sa më mirë
18 Tetor 2016

Peja të mërkurën do të debutoj në FIBA Europe Cup me ndeshjen që do ta luaj në Rumani kundër Cluj-it me fillim nga ora 19:30 në kuadër të Grupit G. Cluj në elitën e basketbollit rumun zë vendin e pestë me 2 fitore e 1 humbje, derisa Peja është e para në Superligën e Kosovës me dy fitore. Verdhezinjtë edhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike kanë startuar me fitore, duke e mposhtur Feni Industries nga Maqedonia.

Verdhezinjtë janë pjesë e Grupit G në FIBA Europe Cup së bashku me Cluj-in nga Rumania, Petrolina AEK nga Qipro dhe Gaziantep nga Turqia.

Alban Veseli, basketbollist i Pejës:

"Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas serisë pozitive që e kemi pasur këtë edicion. Në ndeshjen kundër Cluj-it pres që të paraqitemi sa më mirë edhe pse kundërshtari është shumë i fortë. Nuk do të jetë lehtë të marrim rezultat pozitiv, por nuk do të dorëzohemi deri në fund. Pavarësisht grupit të vështirë në këtë garë ne do të japim maksimumin që këtë edicion debutues në FIBA Europe Cup të kemi rezultate sa më të mira".