Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vizita studimore në Stamboll shumë e frytshme për trajnerët e rinj kosovarë

  • Vizita studimore në Stamboll shumë e frytshme për trajnerët e rinj kosovarë
7 Nëntor 2016

Katër trajnerë potencialë nga Kosova prej 1 deri më 6 nëntor  kanë qëndruar  në Stamboll të Turqisë e ata janë: Izet Tahiri, Qëndrim Demi, Besnik Podvorica dhe Genti Zeka.

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë është bërë në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe të quajtur "New Generation Development Project".

"New Generation Development Project", i cili do të zgjas dy vjet (2016/17) udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partneret implementuese të saj janë shtetet si Bullgaria, Rumania, Kosova dhe Maqedonia.

Menaxheri i projektit për Kosovë, Faton Kurshumlija, i cili ka qenë pjesë e kësaj vizite ka thënë se për 5 ditë sa kanë qëndruar në Stamboll, Federata e Turqisë është përkujdesur që trajnerët tanë të shohin se si punohet me gjenerata të reja në klubet më të mëdha turke, si Galatasaray, Fenerbahce, Anadolu Efes etj. 

“Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas kanë pasur mundësi që gjatë këtyre ditëve të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Në të njëjtën kohë ata kanë pasur rastin të dëgjojnë ligjerata me tema të ndryshme nga strategë të basketbollit në Turqi. Po ashtu gjatë vizitave nëpër klube të gjithë trajnerët kanë vënë kontakte të reja me trajnerët e kategorive të reja në Turqi, që është një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella”, është shprehur Kurshumlija.

Duhet theksuar se "New Generation Development Project" ka filluar këtë verë, me kampet e organizuara në të katër shtetet e lartëpërmendura (për djemtë e lindur në vitin 2002 e më të rinj, U-13 dhe U-14), të cilat kanë qenë seleksionuese, ndërsa më pas është organizuar Kampi i Parë Ndërkombëtar i përbashkët, ku kanë marr pjesë 120 fëmijë nga Rumania, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe secila federatë i ka dërguar nga 6 trajnerë dhe nga 1 menaxher.

Tani radhën e ka pasur vizita studimore e trajnerëve në Turqi, ndërsa në mes të muajit dhjetor në planprogram është Turneu i Parë Ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.