Skuadra e Vllaznimit e ka regjistruar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Gjakova në kuadër të xhiros së pestë në elitën e basketbollit kosovar të mërkurën mbrëma në kryeqytet ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me rezultat 74:69 (22:17, 9:20, 23:17, 20:15).
Koshashënuesit më të mirë te Vllaznimi ishin Fisnik Juniku me 21 pikë, ndërsa ai ka realizuar edhe 3 kërcime e 5 asistime, kurse Blendi Matoshi ka shtuar 17 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.
Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Ermir Gashi me 16 pikë, Genc Gashi me 11 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Granit Hyseni me 8 pikë e 12 kërcime.