Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vllaznimi triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës

  • Vllaznimi triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës
16 Dhjetor 2016

Vllaznimi ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra gjakovare të premten mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ka triumfuar kundër Kerasan Prishtinës me rezultat 101:97 (32:23, 30:22, 22:25, 17:27).

Prej fillimit të takimit e deri në fund ndeshja ishte e baraspeshuar dhe këtë e tregon më së miri rezultati përfundimtar, pra fitorja prej katër pikë dallim në favor të gjakovarëve. Të dy këto skuadra në këtë edicion në përbërjen e tyre kanë vetëm lojtarë vendorë dhe mjaft të talentuar, ku shumica prej të cilëve janë edhe bartës të Përfaqësueseve të kategorive të reja të Kosovës.

Më të dalluarit te Vllaznimi ishin Beq Kovaqi me 32 pikë, Arian Qallaku me 25 dhe Blendi Matoshi me 23 pikë.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Sadiku me 26 pikë, Genti Shala me 23 dhe Rinor Ahmeti me 16 pikë.

Duhet theksuar se në këtë fundjavë janë edhe tri ndeshje të xhiros së 12-të, ku të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepca e pret Bashkimin nga Prizreni me fillim nga ora 19:00, kurse po ashtu të shtunën Peja është nikoqire e Rahovecit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 17:00  në “Karagaçi”, si dhe të dielën është në program vetëm një takim, ku Golden Eagle Ylli është nikoqire e Sigal Prishtinës në palestrën “13 Qershori” në Therandë me fillim nga ora 19:00.