Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

‘Vreshtarët’ ‘ndezin motorët’, shpresojnë në një edicion sa më të mirë

  • ‘Vreshtarët’ ‘ndezin motorët’, shpresojnë në një edicion sa më të mirë
8 Tetor 2020

Skuadrat e basketbollit kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri dhe mezi po e presin fillimin e edicionit të ri në basketbollin e Kosovës.

Turneu i Superkupës do të fillojë më 21 tetor, derisa garat në elitë do të fillojnë më 28 tetor.

Një nga skuadrat më të dalluara edicionin e kaluar ishte Rahoveci. Kapiteni i kësaj skuadre, Bardh Rexha, ka folur për fillimin e përgatitjeve.

“Skuadra e Rahovecit ka filluar përgatitjet për edicionin e ri para 10 dite. Edhe pse vonë, por besoj se do të ngritemi, si në aspektin fizik dhe atë taktik, si fazë fillestare pasi që dihet se, pandemia na ka ndarë nga palestra nga muaji mars. Shpresojmë që në ditët në vijim ekipi do të kompletohet me ardhjen e lojtarëve të rinj amerikanë Isaiah Traylor dhe Marvin Jones”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së.

Pavarësisht vështirësive, ‘Vreshtarët’ janë të motivuar për edicionin e ri. “Per momentin si skuadër jemi të motivuar për edicionin e ri dhe presim që në vazhdim të punojmë sa më shumë me trajnerin Bujar Loci dhe të shfaqim lojëra më të mira, si në Superligën e Kosovës po ashtu edhe në Ligen Unike”, shtoi tutje Rexha.

Ai ka folur edhe për synimet në edicionin e ri. “Sa i përket synimeve të Rahovecit janë që të arrijmë sa më lartë në tabelë, sepse ne kemi lojtarë të mirë vendorë, ku edhe presim përforcimet të na ndihmojnë të arrijmë majat e basketbollit të Kosovës dhe asaj Unike”, përfundoi Bardh Rexha.