Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll karakterizohet me dy derbi.
Të shtunën në Suharekë me fillim nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin, ndeshje kjo që pritet të sjell rivalitet të madh, por edhe basketboll cilësor.
Ndërkaq të dielën në program është një tjetër duel shumë interesant, ku takohen rivalët lokal, Bashkimi dhe Ponte Prizreni. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Dy takimet e tjera që do të luhen në kuadër të kësaj xhiroje janë Lipjani – Trepça që do të zhvillohet të shtunën në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj me fillim nga ora 15:00, dhe përballja tjetër është ajo në mes Boreas dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet në Gjakovë të dielën duke filluar nga ora 19:00.
E shtunë:
Lipjani – Trepça 15:00 (ArtSport)
Golden Eagle Ylli – Rahoveci 19:00 (ArtSport)
E diel:
Bashkimi – Ponte Prizreni 17:00 (Klan Kosova dhe ArtSport)
Borea – Z Mobile Prishtina 19:00 (ArtSport)