Të shtunën me fillim nga ora 16:00 me duelin ndërmjet Penzës dhe Vushtrrisë do të nis xhiroja e XI në Ligën e Parë të Meshkujve.
Po të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të kësaj xhiroje, ajo në Drenas duke filluar nga ora 17:00 në mes Feronikelit dhe Istogut, kurse në ora 18:00 në Prishtinë, në kolegjin “ISP” në “Marigona Residence”, Kerasan Prishtina është nikoqire e Vëllaznimit.
Ndërkaq të dielën janë në program dy takime, ai në mes Dritës dhe United Basket në ora 17:00, dhe ai në Prishtinë ndërmjet Don Boskos dhe Prishtinës së Re.
Duhet theksuar se lidere në Ligën e Parë të Meshkujve është skuadra e Feronikelit me 10 ndeshje e po aq fitore, kurse në pozitën e dytë është Vëllaznimi me 9 fitore e 1 humbje, kurse më pas radhiten Don Bosko me 7 fitore e 3 humbje dhe Istogu me 6 fitore e 4 humbje.