Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Xhiroja me shumë derbi

  • Xhiroja me shumë derbi
17 Mars 2015

Nënkampionja e Kosovës dhe fituesja e IPKO Kupës, Peja, ka mposhtur kundërshtarin lokal Besën 65:90.  Peja ka krijuar epërsi 27:51 në fund të pjesës së parë të cilën e vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Lojtarët më efikas të Pejës ishin Jozo Brkic me 21 pikë dhe 15 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 10 pikë e 10 kërcime . Ndërsa, lojtarët më esfikas të Besës ishin Alex Carcamo me 22 pikë dhe 13 kërcime dhe Gordon Ball i cili debutoi në këtë ndeshje, me 15 pikë e 10 kërcime.

Peja në ndeshjen e radhës në ETC Superligë pret kampionin, Sigal Prishtinën, në Karagaç.

Trepça ka mposhtur Kastriotin 101:92 në ndeshjen e xhiros XXII të ETC Superligës. Me këtë fitore Trepça ka barazuar bilancin në 11-11.

Lojtarët më efikas të Trepçës ishin Arian Tahiri me 24 pikë dhe Arian Mehmeti me 23 pikë, ndërsa për Kastriotin lojtarët më efikas ishin Keith Gabriel me 36 pikë dhe Vincent Williams me 33 pikë.

Kosova e Re Bashkimi ka dalë fitues në derbin e xhiros XXII të ETC Superligës përballë Golden Eagle Yllit, me rezultat 87:75.  Kjo ishte fitorja e tretë e Bashkimit këtë stinor përballë Yllit.

Lojtarët më efikas të Kosova e Re Bashkimit ishin Mark Dawson me 20 pikë e 15 kërcime dhe Muhamed Hasani me 18 pikë. Ndërsa, për ekipin e Golden Eagle Yllit lojtarët më efikas ishin Derrick Washington me 16 pikë dhe Urim Zenelaj me 14 pikë e 9 kërcime.

Sigal Prishtina ka arritur fitorën e 13-të me radhë. Ekipi nga Prishtina ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 102:51.

Në xhiron e radhës, Sigal Prishitna luan derbin e madh kundër Pejës, ndërsa Vëllaznimi do të luaj kundër Trepçës, në Gjakovë.

Lojtarët më efikas të Sigal Prishtinës ishin Bojan Trajkovski me 24 pikë e 14 kërcime  dhe Blerim Mazreku me 20 pikë e 11 kërcime. Ndërsa, për Vëllaznimin lojtari më efikas ishte Korab Prekazi me 19 pikë e 6 kërcime.