Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Z Mobile Prishtina në TOP 16 të FIBA Europe Cup

  • Z Mobile Prishtina në TOP 16 të FIBA Europe Cup
7 Shkurt 2019

Z Mobile Prishtina të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë e ka mposhtur ekipin turk Pinar Karsiyaka me rezultat 82:78.

Me këtë fitore dhe në një atmosferë mbresëlënëse të krijuar nga tifozët e pranishëm në palestër skuadra nga kryeqyteti e ka siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup dhe kështu e ka arritur një sukses që kurrë më parë nuk e ka arritur një klub shqiptar në garat ndërkombëtare.

Khalid Boukichou me 16 pikë e 5 asistime, Dardan Berisha me 15 dhe Kyan Anderson me 15 pikë ishin më të merituarit për fitoren e mbrëmshme të Z Mobile Prishtinës.

Në anën tjetër te Pinar Karsiyaka më efikasit ishin Sek Herny dhe Akif Egemen Guven me nga 21 pikë.

Së fundi një njoftim i arritur nga FIBA në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Z Mobile Prishtinës bënte të ditur se tri ekipet e eliminuara nga Basketball Champions League nuk janë të interesuara të vazhdojnë garimin në FIBA Europe Cup, dhe kështu është krijuar mundësia që skuadra të treta nga grupet e FIBA Europe Cup të shkojnë tutje.

Në këtë mënyrë Z Mobile Prishtina, prej skuadrës që i kishte humbur të gjitha shpresat për kualifikim tutje, pasi që me rregullat e deritashme të FIBA-s vetëm dy ekipe e sigurojnë vendin në TOP 16, është bërë skuadër që e siguroi një vend në fazën e ardhshme të FIBA Europe Cup. 

Dhe për të arritur këtë Z Mobile Prishtina e ka mposhtur të mërkurën mbrëma ekipin turk Pinar Karsiyaka dhe po ashtu Szolnoki Olaj ka humbur në shtëpi në Hungari nga skuadra gjermane s. Oliver Wurzburg.